Secondary Adv

Kulla me e larte e drurit do te ndertohet ne Tokio ne vitin 2041

Share on Google+

Arkitektët japonezë kanë prezantuar projektin për ndërtimin e kullës prej druri më të lartë në botë.

 

Kulla do të jetë e lartë 350 metra dhe përfshin dyqane, shtëpi, zyrat dhe një hotel. Ajo do të bëhet ndërtesa më e lartë në Japoni kur të përfundohet në vitin 2041.

Sipas arkitektëve të projektit, struktura 5.9 milardë dollarëshe do të ndërtohet në qendër të Tokios, me qëllim për ta kthyer kryeqytetin japonez në një qytet ekologjik dhe të ndihmojë “ta transformojë qytetin në një pyll."

Dizajni i strukturës u hartua nga firma arkitekturore me bazë në Tokio, Nikken Sikkei, por  do të ndërtohet nga “Forestry arm of the Sumitomo Group,” një nga konglomeratet  më të mëdha të biznesit në Japoni.

*konglomerat- një numër i gjërave ose pjesëve të ndryshme që vendosen ose grupohen së bashku për të formuar një tërësi, por mbeten entitete të ndryshme. Aktualisht i referuar si Projekti W350, i quajtur sipas lartësisë së tij, nuk është e qartë se çfarë lloj druri është zgjedhur si material ndërtimor.

Kulla ka 70 kate dhe është bërë nga një kombinim i drurit dhe çelikut, me më shumë se 0.2 milion metra kub dru,  që përbëjnë 90 për qind të materialit ndërtimor. Struktura është në gjendje të përballojë erërat e forta, si dhe tërmetet e shpeshta të Japonisë.

Përveç zyrave, hoteleve, dyqaneve dhe njësive të banimit, kulla e kompletuar do të ketë një çatime bimë, ballkone të mbuluara me gjelbërim dhe hapësira të mëdha të brendshme të mbushura me dritë natyrore.


Më të lexuarat